Coronavirus, Ronaldo dhe Messi “bashkohen” jashtë fushës së lojës

Sport

Pandemia e Coronavirus prej disa javësh ka prekur mbarë botën, duke bërë që njerëzimi të ndodhet në një situatë të pazakontë. Për t’i ardhur në ndihmë shteteve, shumë personazhe të njohur për publikun janë bërë kontribues me shuma të ndryshme, duke ardhur në ndihmë të vendeve të caktuara. Nga bota e futbollit, dy yjet më të mëdhenj që aktualisht e luajnë këtë sport të mrekullueshëm, kësaj radhe janë bërë protagonist jashtë fushës së lojës. Këtu fjala është Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, të cilët kanë dhënë nga 1 milionë euro për spitalet, në mënyrë që të sigurohen mjetet e nevojshme për pacientët. Cr7 ka vendosur që kontributi i tij të shkojë në Portugali, ndërsa këtij të fundit i është bashkuar edhe menaxheri i tij, Jorge Mendes. Në krahun tjetër, kontributi i Messit ka shkuar për spitalin në Barcelonë. Gjithashtu edhe Pep Guardiola ka dhuruar 1 milionë euro për qytetin e Barcelonës.