COPENHAGEN – LEVERKUSEN, TS2 HD, 18:45

Sport

HANSI – Jacob Neestrup

Hjulmand e di se cfarë e pret pasi e njeh shumë mirë ndeshjen. Ai njeh mbrëmjet evropiane nga koha e drejtimit të Kombëtares, por di edhe futbollin e klubeve. Mbërritja e tij ndryshon ndeshjen pasi tani Leverkusen ka një trainer danez që njeh forcën e këtij stadiumi dhe lojtarëve tanë. Ai është një koleg shumë i mirë.  Kemi punuar bashkë kur drejtonte ekipin tonë përfaqësues. Sigurisht që flasim por është një raport profesional. Emri i tij është i madh në futbollin danez për kohën që kaloi te Nordsjælland dhe Kombëtarja jonë.

MOLGEN – Marcos López

Eshtë gjithmonë bukur të luash në shtëpi përpara tifozëve të tu. Shpresoj që bashkë me shokët e skuadrës të jemi gati për këtë sfidë pasi një ndeshje në Evropë është speciale sidomos në Champions League. E dimë se cfarë duhet të bëjmë dhe se si të luajmë. Sigurisht që duam të fitojmë por duhet të bëjmë atë cka duhet për ti marrë 3 pikët.

MOLGEN- Kasper Hjulmand

Eshtë bukur të kthehem në një vend special për mua, por tani jam i përqëndruar te ndeshja. Vetëm pas saj do të mendoj për atmosferën. Do të jetë një festë futbolli mes dy skuadrash të mira në një mbrëmje speciale. Copenhagen është një skuadër shumë e fortë në shtëpi me lojtarë vërtetë të mirë. Ajo e ka rritur ndjeshëm nivelin e futbollit danez dhe shumë skuadra kanë probleme këtu. Por ne kemi strategjinë tonë dhe do të bëjmë gjithcka për ta nisur pozitivisht Champions League. Palacios dhe Tella do të mungojnë por këto ndodhin në futboll. Normalisht në një transfertë të duhen të gjithë futbollistët. Kemi një skuadër të madhe dhe të gjithë janë gati.

 

MOLGEN – Mark Flekken

Ka qënë ëndërra ime të luaja në Champions League dhe nuk më pritet fillimi i ndeshjes që ta realizoj. Për të ardhur deri këtu kam luajtur në kategorinë e 3 dhe në Bundesliga 2. Tani jam në një klub të madh dhe përqëndrimi është maksimal për ndeshjen. Me trainerët danezë kam pasur fat dhe shoh ngjashmëri që ma lehtësojnë detyrën mes punës me Thomas Frank në Angli dhe tani me Hjulmand te Leverkusen.