Copa del Rey/Eleminohet Atletico, pa probleme Barça

Sport

copadelrey

U eleminua në mënyrë të bujshme Atletico e Madridit nga “Copa del Rey”, pas humbjes 3-2 në shtëpi ndaj Celta Vigos. Ndërkohë që Barcelona arriti të përmbysë 3-1 Athletic Bilbaon në shtëpi duke siguruar kalimin për në gjysmë-finalet e Kupës së Mbretit, që vjen eskluzivisht vetëm në Tring SPORT HD. Me ndeshjen e parë të përfunduar 1-2 për katalanasit, në takimin e dytë baskët kërkuan dhe gjetën menjëherë golin. Inaki Williams surprizoi jo pak teksa shënoi që në minutën e 12-të, duke e shtangur skuadrën e Luis Enriques, që vuante me dy-tre lojtarë në gjendje gripale. Bilbao arriti që ta ruajë avantazhin duke e mbyllur pjesën e parë 0-1. Por në të dytën katalanasit u gjendën më të mbledhur në fushë dhe gjetën barazimin me anë të Luis Suarez. Uruguaiani shënoi golin e 30-të sezonal, duke u bërë i pari sulmues që arrin këtë shifër në Evropë. Me rezultatin 1-1 gjithsesi Barcelona rrezikohej nga një e pa-pritur tjetër e baskëve. Siguria erdhi vetëm në 10 minutat e fundit. Fillimisht ishte Gerard Pique ai që i dha Barcelonës avantazhin, ndërsa në minutat shtesë, Neymar me një super-gol, mbylli krejt takimin 3-1. Barcelona ka mundësinë tashmë që të realizoi një tjetër “Tripletë” titujsh, kjo pasi në Kupën e Mbretit figuron si e vetmja skuadër e madhe, pas eliminimit të Realit dhe Atleticos së Madridit.