CONVID-19 nuk tremb Lacion, Strakosha del të hënën në stërvitje

Sport

Të gjithë, mjekë dhe jo, po këshillojnë të qëndrohet në shtëpi, për të evituar përhapjen e koronavirusit. Prej disa ditësh nuk bëjnë përjashtim as futbollistët nëpër kampiontet më të rëndësishme evropiane. Italia, mbi të gjitha, mbetet një vatër e nxehtë e “Convid 19”. Mirëpo ja që Lazio duket se befason të gjithë, me një njoftim që ka nxjerrë ku njofton rinisjen e stërvitjes ditën e hënë.
“Pas disa ditësh ndalesë, do të rikthehet shumë shpejt aktiviteti sportiv i skuadrës së parë të kryeqytetit. Bardhekaltrit do të kthehen të punojnë brenda qendrës sportive të Formelos në ditën e të hënës së ardhshme, më 23 mars”, shkruante klubi otalian në njoftim.
Mesa duket skuadra ku luan Strakosha dhe që lufton për titullin kampion në Serinë A, nuk ka ndërmend të pushojë më për shkak të koronavirusit. Kështu që ka caktuar edhe datën kur do të kthehet në stërvitje. Madje më shpejt nga sa mendohej. Me siguri që do të jetë një vendim që do të krijojë polemika në Itali, në një moment kur po udhëzohet e gjithë popullata, veçanërisht në Itali, të qëndrojë brenda dhe të mos rrezikojë përhapjen e këtij virusi të rëndë.