Conti, portieri më i mirë në botë është Alisson i Romës

Sport

alisson
Harrojeni De Gean, ter Stegenin apo Edersonin, portieri më i mirë në botë është Alisson Becker i Romës, kështu të paktën sipas Paolo Contit. Ish-portieri i kombëtares italiane, ka vlerësuar jashtë mase formën që ka pasur braziliani këtë sezon. Alisson ka shkëlqyer në portë duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha, prej të cilave Liverpooli dhe Reali i Madridit janë lakuar si më të interesuarat. “Padyshim, për momentin Alisson është më i miri në botë. E pata thënë shumë kohë më parë që ai është fantastik dhe tani thjesht sa po vërteton ato çka ne kemi vlerësuar te ai. Eshtë tejeti nteligjent, ka reflekse dhe lëviz shumë mirë në portë duke paraprirë cdo lloj aksioni” – tha 67-vjecari ish-portier i Romës, Sampdorias dhe Fiorentinës.

alisson2

Falë formës së mirë dhe të qëndrueshme Alisson është kthyer edhe në portierin e parë të kombëtares braziliane. Shanset që ai të jetë në portë edhe në botëror janë të mëdha. Momentalisht ka luajtur 23 ndeshje me “Seleciao”-n dhe me Romën ka qenë vendimtar, sidomos në Champions League. I transferuar nga Internacional për vetëm 8 milion euro dy vite më parë, Alisson vlerësohet tashmë të paktën 10 fishi i kësaj shume. Por për Paolo Contin është e vështirë të përcaktosh një vlerë për shërbimet e 25-vjecarit, kjo pasi tashmë merkatoja është shkundur shumë, sidomos pas transferimit të Neymarit te PSG. Gjithsesi në shtyp raportohet se Reali i Madridit mund të jetë gati në verë për shifra të tilla 70 apo 80 milionë euro.