Conte te Chelsa? Italia nuk e sheh ashtu!

Sport

antonio-conte-nuovo-allenatore-nazionale.jpg

Antonio Conte është i fokusuar vetëm te puna me kombëtaren e Italisë dhe jo te transferimi në Londër, në krye të Chelsea-it, kështu ka bërë me dije Federata Italiane e Futbollit, duke qetësuar disi ambientin në lidhje me mëdyshjet e krijuara për sa i përket përqendrimit të ish-trajnerit të Juventusit. Kreu i Federatës, Carlo Tavecchio ka garantuar se Conte po punon me të njëjtin shpirt sakrifice dhe me të njëjtin zell që e ka karakterizuar gjithmonë, packa se për të po përfliten zëra për një kalim te Chelsea.  Fabio Capello, ish-trajneri i Anglisë, njëherësh një njohës i mirë i futbollit italian, ka deklaruar së fundmi se Conte po përgatitet për eksperiencën e tij të re në Stamford Bridge. Deklarata e tij ka plotësuar spekulimet e shumta se 46-vjecari ka arritur një dakordësi verbale me drejtuesit e Bluve të Londrës dhe transferimi i tij do të zyrtarizohet pas kampionatit Evropian. Gjithsesi sipas Tavecchios, Conte mbetet i fokusuar te Italia. Të kaltërit në Francë do të ndeshin në Grupin E Suedinë, Belgjikën dhe Republikën e Irlandës. Kreu i Federatës Italiane theksoi se synimi është të arrihen rezultate që në ndeshjet e para, kjo me objektivin për të bërë sa më mirë në Evropian, pastaj se cfarë do të ndodhë më pas, sipas tij mbetet për t’u parë.