Conte shpjegon mungesën e Lukakut, por ndaj Barcelonës kërkon maksimumin

Sport

Antonio Conte (trajneri i Inter): “Jemi në një grup shumë interesant dhe të vështirë. E pamë këtë pas barazimit me Slavian. Nëse duam të shkojmë më tej në këtë kompeticion, duhet të marrim pikë në çdo ndeshje. Është e kuptueshme që nuk kemi për ta patur të lehtë këtu. Por kemi ardhur me besimin e plotë se mund të bëjmë gjëra të mëdha. I njohim cilësitë tona dhe do përpiqemi të marrim maksimumin, duke respektuar gjithmonë kundërshtarin, që për mua ka mundësinë të fitojë ‘Champions League’-ën. Lukaku nuk është me ne pasi ka pësuar një dëmtim. Është një problem muskulor që e ka shqetësuar prej 10 ditësh dhe kemi vendosur të mos rrezikojmë më tej. Për të përballuar si duhet Barcelonën, lojtarët e mi duhet të luajnë me krenari dhe guxim. Mjafton të kenë kurajon për të marrë përsipër ndeshjen dhe ju siguroj se me atë që kam parë deri më tani, ata mund të shkojnë vërtet larg.”

Milan Skriniar (mbrojtës i Barcelonës): “Barcelona është më shumë se thjesht Messi. Sigurisht që ka diferenca mes skuadrave, por ne tashmë luajmë në një sistem ku kemi gjetur balancat e duhura, diçka që na mungonte sezonin e kaluar. Kemi bërë mirë deri më tani, por në ‘Champions’ duhet të përpiqemi akoma më shumë. Ardhja e Contes na ka ndihmuar të përmirësojmë shumë gjëra. Ai na shtyn gjithmonë të luajmë për fitoren dhe kundër Barcelonës do të zbresim në fushë për të marrë maksimumin.”