Conor McGregor shokon me vendimin për t’u tërhequr!

Sport

conor
Ndeshja e tij e fundit në UFC do të mbetet padyshim nga më të përfolurat në histori dhe pavarësisht se humbi atë duel kundër Khabib Nurmagomedov, ka ende tifozë që e shohin Conor McGregor si një nga luftëtarët më të mirë në historinë e MMA. Irlandezi i thoshte kundërshtarit të tij se bëhej fjalë thjesht për biznes, dhe për të duket se ka ardhur koha të mbyllë llogaritë e tij. Conor McGregor ka shokuar botën MMA, por dhe fansat në të gjithë botën duke lajmëruar tërheqjen nga UFC. Ai po planifikonte 3 ndeshje me kundërshtarë të nivelit të lartë si Khabib Nurmagomedov, Nate Diaz dhe Donald Cerrone. Asnjë nga këto takime nuk do të ndodhë, pasi 30-vjeçari me një njoftim në twitter ka lajmëruar tërheqjen nga ky sport.

https hypebeast.com image 2019 03 conor mcgregor mma retirement announcement 1

Një largim i papritur kur mendon se McGregor është vetëm 30 vjeç. Sigurisht që nuk mungojnë edhe nga ata që e shohin këtë njoftim si një tjetër lëvizje e McGregor për të rritur kuotat e tij në këtë ‘biznes’. Mundësi e besueshme kjo duke qenë se irlandezi ka bërë edhe më parë lëvizje të tilla. Conor McGregor numëron 25 ndeshje në UFC, ku ka arritur 21 fitore, 18 prej të cilave me ‘knock-out’ dhe 4 humbje, ku është mposhtur gjithmonë me dorëzim. Pak përpara tërheqjes së McGregor, Nate Diaz kishte provokuar në rrjetet sociale një ndeshje me irlandezin, por më së shumti thirrjet e tij kanë qenë për kampionin Khabib Nurmagomedov, i cili për momentin ende nuk ka kthyer një përgjigje.