Conor McGregor kërkon ‘rematch’, Khabib kërkon falje…

Sport

conor
Khabib Nurmagomedov mposhti Conor McGregor dhe ruajti titullin e tij si kampion i divizionit ‘Lightëeight’, në atë që nga shumëkush u cilësua si ndeshja me e madhe e historisë së UFC-ës. Luftëtari nga Daghestani dominoi thuajse gjatë gjithë ndeshjes, por ajo çfarë mori më shumë vëmendje do të vinte pas dorëzimit të Conor McGregor. Khabib do të dilte jashtë oktagonit dhe do të përleshej me skuadrën e McGregor, duke nisur një sherr masiv. Irlandezi nga ana tjetër goditi brenda oktagonit kushëririni e rivalit të tij, çfarë bëri që 2 nga miqtë e Khabib, njëri prej të cilëve luftëtar i UFC, Zubaira Tukhugov, të futeshin në oktagon dhe të godisnin McGregor. Pamje të shëmtuara që të çojnë shumë larg sportit.

270611985 khabib nurmagomedov is held back outside of the cage after fighting conor mcgregor in a li 1
Khabib ka kërkuar falje për veprimet e tij, por kjo falje sipas tij i rezervohet vetëm tifozeve dhe të gjithë ata që dëshmuan në ngjarjet e shëmtuara të ndodhura në Las Vegas. 30-vjeçari shpjegon se ai sulmoi mikun dhe trajnerin e McGregor, Dillon Danis, pasi ky e fundit e ka fyer dhe ofenduar rëndë. Ky skenar është konfirmuar edhe nga përfaqësuesi i lartë i UFC, Joe Rogan. Presidenti i federatës, Dana White ka kërkuar falje për ngjarjet e ndodhura pas ndeshjes dhe zbuloi se dy palët e përfshira në këtë sherr masiv do të marrin masa disiplinore ekzemplare, pezullime dhe gjoba të majme.
Conor McGregor nga ana tjetër duket se ka pranuar humbjen në oktagon dhe kërkon të përgatitet një ndeshje tjetër mes tij dhe Nurmagomedov, diçka e konfirmuar edhe në profilet e tij zyrtare në rrjetet sociale. Gjithësesi burime pranë irlandezit tregojnë se McGregor ëshë i zemëruar më ato çfarë ndodhën dhe në ndeshje tjetër mund të ishte akoma më e tensionuar se ajo e 6 tetorit.