Luka Modric theu të enjten hegjiemoninë e Cristiano Ronaldos duke u vlerësuar ai me cmimin si lojtari i vitit në kompeticionet UEFA. Kroati u vlerësua me 313 pikë, 90 më shumë se sa portugezi dhe 179 më shumë se Mohamed Salah, të cilët u renditën më poshtë se ai në pikët totale të dhëna nga ekspertët dhe gazetarët sportiv. Cristiano Ronaldo nuk ishte i pranishëm në sallë dhe shumëkush e lidhi këtë mungesë pikërisht me vlerësimin e pa-dhënë. Të shumta kanë qenë komentet në fakt për këtv cmim, ku ndër më të bujshmet ishte ai i Jorge Mendes, agjentit të 33-vjecarit.
Mendes e cilësoi të padrejtë vlerësimin duke theksuar fort se sezonin e kaluar nuk kishte asnjë lojtar më në formë se sa Ronaldo. “Ai shënoi 15 gola dhe e coi Realin drejt suksesit të tretë radhazi në Champions League, është qesharake, një turp i madh që ai nuk vlerësohet si lojtari i vitit” – tha agjenti i Ronaldos duke këmbëngulur se askush nuk kishte dyshime se do të kishte qenë portugezi lojtari më i mirë i sezonit, por ja që gjërat nuk shkuan ashtu sic duhej. Edhe e motra e Ronaldos, Katia Aveiro reagoi duke postuar në rrjetet sociale një foto ku viheshin të dy lojtarët në krahasim. Ronaldo natyrisht dominonte me statistikat.