Lionel Messi është shpallur fituesi i “Golit të Sezonit” nga UEFA, për realizimin e tij të dytë në gjysmëfinalen e edicionit të kaluar të Champions League, përballë Bajernit të Mynihut. Një gol që do të mbahet mend edhe për faktin se argjentinasi me klasin e tij bëri qesharak mbrojtësin kundërshtar gjerman, Jerome Boateng.
Messi fitoi 39% të votave të publikut në sondazhin e hapur në faqen UEFA.com, duke lënë prapa Cristiano Ronaldon i renditur i dyti me 24% të votave, falë golit ndaj Liverpulit në “Anfilld Road” në ndeshjen e fituar 3-0 më 22 tetor 2014.
Gjithashtu, UEFA ka shpallur edhe “Pritjen e Sezonit”, që i ka takuar Ter Stegen të Barcelonës, në sajë të neutralizimin e jashtëzakonshëm që i bëri gjuajtjes së Leëandosvkit në gjysmëfinalen me Bajernin e Mynihut në “Allianz Arena”. Portieri gjerman ka marrë 28% të votave, duke mposhtur homologët e tij më me përvojë, Neuer e Buffon, të cilët morën nga 20% të votave. Gardiani gjerman për pritjen e dyfishtë ndaj Romës në fazën e grupeve, kurse italiani për mrekullinë ndaj Barcelonës në finalen e Berlinit.