Juventus e ka seriozisht me Gonzalo Higuain, teksa raportohet se ka ofruar 70 milionë euro për shërbimet e sulmuesit të Napolit, plus përfshirjen e kartonëve të Perreyras, Ruganit dhe talentit Madrogara. Për një operacion që në total mbërrin në 94.5 milionë euro. Sulmuesi argjentinas, pas kontakteve me drejtuesit bardhezi, do të ishte gati të pranonte destinacionin, por është Napoli që ka frenuar, në një kohë kur presidenti De Laurentis e ka konsideruar gjithçka një budallallëk veror. Napoletanët duan ta mbajnë, ose ta shesin jashtë Italisë nëse do t’u jepet rasti i mirë.
Në Gjermani, Mario Gotze duket se ka vendosur rikthehet te Borussia Dortmundi. Sipas të përditshmes gjermane Bild, kampioni i botës ka arritur një akord personal me ish klubin e tij. Tashmë mbetet që vetëm dy klubet, Dortmund e Bayern të arrijnë marrëveshje mes tyre. Bavarezët po kërkojnë 27 milionë euro, Dortmundi ka ofruar vetëm 23. Por pritet të gjendet një rrugë e mesme.
Në Angli, Jamie Vardy përfundimisht do të mbetet te Leicester City edhe për sezonin e ardhshëm. I sigurtë për këtë është shprehur trajneri Claudio Ranieri, i cili vendimin e sulmuesit e ka konsideruar si të jashtëzakonshëm. Duke thënë se ai është një mbret në Leicester, ndërsa nuk ka nguruar as ta falënderojë që refuzoi ofertën e Arsenalit për të qëndruar te skuadra, të cilën e bëri kampione të Anglisë.
Arsenal ka avancuar me një ofertë prej 60 milionë eurosh për Julian Draxler. Megjithëse Ëolfsburg ka thënë se nuk do të ketë shitje të lojtarit, vetë gjermani e ka bërë të qartë disa herë dëshirën për t’u larguar. Ndërkohë, futbollistë të tjerë që mund të largohen nga skuadra e Bundesligës janë Ricardo Rodriguez, Luiz Gustavo, Vieirinha, Daniel Caligiuri, Bas Dost, Diego Benaglio dhe Max Kruze.