Nicky Hayen, trajneri i Club Brugge:
“Çdo ndeshje e përgatisim me të njëjtën dëshirë dhe përkushtim, qoftë në kompeticionet tona, apo edhe në Champions League. Sigurisht që kjo është ndeshja e parë dhe shumë gjëra do të varen nga ajo se çfarë do të ndodhë sonte. Aston Villa është një skuadër që ka humbur 7 nga 9 ndeshjet e fundit në transfertë, por ne gjithashtu e dimë se ata janë të pamposhtur në 14 ndeshjet e tyre të fundit në shtëpi. I kemi parë me kujdes të ndeshjet e tyre dhe s’ka asnjë dyshim se në brendësi, të paktën që nga përballja jonë e fundit, ata kanë shtuar lojtarë individualë me plot talent, por pak a shumë, skaudra ka mbetur e njëjtë. Sonte presim që ata të bëjnë shumë presion dhe të bëjnë një lojë me mjaft intensitet. Mendoj se Aston Villa do të luajë në sulm. Megjithatë, ne jemi gati për të sfidohemi me ta. Po e presim me padurim këtë test. Dueli zhvillohet në shtëpinë tonë dhe sigurisht që do të përpiqemi të shfrytëzojmë faktorin fushë, duke qenë se tifozët do të jenë 90 minuta në mbështetjen tonë.”
Hans Vanaken, kapiteni i Club Brugge:
“Diferenca e vetme nga ndeshja e fundit me Aston Villan, është fakti se ata kanë shtuar disa lojtarë të tjerë në skuadrën e tyre. Por, ajo që vlen të theksohet më tepër, është filozofia e tyre e lojës, që nuk ka ndryshuar. Ne u përballëm një herë në fazën e ligës dhe në këtë rast, të dyja ekipet e kanë pak a shumë një ide se si mund të zhvillohet loja. Por, fakti që pak muaj më parë ne fituam në shtëpinë tonë ndaj tyre, na jep edhe më shumë besim se edhe sonte mund të zhvillojmë një paraqitje historike që do të qëndrojë gjatë në kujtesën tonë.”
Unai Emery, trajneri i Aston Villa:
“Po përpiqem të analizoj gjithçka duke mos më shpëtuar asnjë detaj. Fitorja është një kusht për ne dhe jo një dëshirë. Gjithçka ka të bëjë me procesin dhe unë mundohem të jem gjithmonë i përqendruar. Synimi ynë duhet të jetë vetëm ndeshja e radhës, pasi nëse mendon më gjatë, atëherë mund të humbasësh edhe busullën dhe mbase nuk shkon dot atje ku dëshiron. Sa i përket Club Brugge, do të thoja se ne e dimë mirë kapacitetin e tyre. Ata kanë një potencial tepër të lartë dhe tregojnë një shpirt gare të jashtëzakonshëm. Prandaj, mendoj se do të jetë një sfidë e mirë për ne që kemi mundësinë të luajmë ndaj një kundërshtari që na mundi një herë në fazën e ligës. Ky është një moment emocionues në këtë fazë të sezonit tonë. Lojtarët e mi janë gati për të dhënë gjithçka në fushën e lojës. Patjetër që ne kemi marrë një mësim të mirë nga ajo humbje që pësuam këtu dhe sonte jemi të vendosur për t’u kthyer me një rezultat të pozitiv në shtëpinë tonë. Kjo është ndeshja e parë e kësaj përballjeje dhe patjetër që mund të vendosen shumë gjëra rreth mundësisë së kualifikimit në raundin tjetër të Champions League.”
John McGinn, kapiteni i Aston Villa:
“Si fillim nuk duhet të pësojmë gol dhe pastaj të kërkojmë shënimin e një goli nëpërmjet kundërsulmit. Ne ishim shumë të fortë në sezonin e kaluar nëpërmjet një filozofie të tillë. Ishim mjaft të mirë në ndërtimin e një aksioni sulmues dhe shumë të vështirë për t’u mundur. E dimë se na nevojitet sërish një formë e tillë dhe do të përpiqemi të rikthehemi sërish aty. Këtu kemi ardhur të vendsour. Nuk mendojmë aspak për humbjen e pësuar ndaj Brugge në fazën e ligës. Sigurisht që kemi mësuar nga ajo eksperiencë, por kemi shumë besim se këtë herë mund të largohemi me një rezultat pozitiv prej këtej.”