Club Brugge vs Aston Villa, TS2 HD, 18:45

Sport

Nicky hayen, trajneri i Club Brugge:

“Aston Villa është një skuadër që kryeson renditjen e Champions League, për më tepër pa asnjë gol të pësuar. Mirëpo ne luajmë në shtëpi dhe është me vend të besojmë se mund të marrim 3 pikë. Ne dimë gjithashtu se mund të luajmë në intensitat të lartë dhe nëse arrijmë të thyejmë linjat e tyre nëpërmjet presionit që do të ushtrojmë, atëherë mundësitë për të shënuar do të vijnë. Duam ta nisim ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, Ambicia jonë nuk është thjesht të bëjmë një ndeshje të mirë, por njëkohësisht ne duam dhe jemi të vendosur për të fituar.”

Maxim De Cuyer, mesfushori i Club Brugge:

“Sonte duam të fitojmë. E dimë se do të luajmë ndaj një kundërshtari të fortë, por sjellja jonë në fushë nuk do të ndryshojë. Do të luajmë për të marrë tre pikë. Edhe pse Aston Villa ka 9 pikë nga 9 të mundshme, kjo nuk do të thotë se ata do ta kenë të lehtë për të marrë rezultat pozitiv, apo për të fituar ndaj nesh.

Unai Emery, trajneri i Aston Villa:

“Kemi synimin dhe ambicien për të rritur standartet tona. Duam të tregojmë ekulibër, apo qëndrueshmëri në fushën e lojës. Në Premier League, nuk jemi favoritë si skuadrat e tjera, e po ashtu edhe këtu në Europë, ka ekipe të tjera, të cilat janë favorite për t’u renditur sipër nesh. Jemi treguar konkurues që prej ditës së parë kur unë kam ardhur këtu. Pak a shumë kemi luajtur në nivel të lartë. Të vazhdojmë kështu është gjëja më e rëndësishme. Duhet të krijojmë më shumë dhe të përmirësojmë lojtarët. Kemi nevojë të ndërtojmë një strukturë të fortë në klub, bashkë me futbollistët tanë. Nga ana e mentalitetit, apo edhe ajo taktike, duhet të punojmë më shumë në krahasim me skuadrat e tjera.”

 

 

 

 

 

Amadou Onana, mesfushori i Aston Villa:

“E di se Club Brugge është një klub shumë i madh në Belgjikë dhe Europë. Mendoj se duhet të tregojmë shumë respekt ndaj tyre, pasi ata janë një skuadër e mirë, sidomos në aspektin sulmlues. Unai Emery ka ndikuar shumë në rritjen time të lojës. Krahasuar me një vit më parë kur isha pjesë e Evertonit, këtë sezon, jam një lojtar krejtësisht ndryshe. Këtu kam nisur të zotëroj disa elementë, që nuk i kisha më parë. Për këtë jam shumë falenderues. Po mësoj nga dita në ditë dhe për mua, Emery është një nga trajnerët më të mirë në botë.”