Nicky Hayen, trajneri i Brugge:
“Unë kam qenë një tifoz i Alessandro Del Pieros dhe prej atëherë, kam një lidhje të veçantë me klubin e Juventusit. Megjithatë, sonte do të jetë një histori tjetër. Ne duam të luajmë një ndeshje me ritëm të lartë, të mos e lejojmë kundërshtarin të dalë në lojën e tij, duke dhënë më të mirën tonë nga vetja. Ky mund të jetë një moment historic për ne. Uroj gjithashtu që edhe lojtarët e mi të jenë në formën e tyre më të mirë. Vijmë të pamposhtur nga 18 ndeshje njëra pas tjetrës dhe duam të vazhdojmë më gjatë me këtë ecuri pozitive. Në gjashtë javët e para të Fazës së Ligës në Champinos League, kemi grumbulluar 10 pikë, çka do të thotë se relativisht kemi luajtur mirë. Si pasojë, kemi tërësisht të drejtë të ëndërrojmë dhe të besojmë, që nëse bëjmë mirë këto dy ndeshje, atëherë kualifikimi në raundin me eliminim të Champions League, mund të kthehet në realitet për ne.”
Ardon Jashari, mesfushori i Brugge:
“Gjashtë muajt e fundit në klub, kanë qenë fantastikë. Dua të falenderoj skuadrën dhe trajnerin. Çdo ndeshje, e shikoj si një mundësi për të përmirësuar veten time në fushën e lojës, qoftë në aspektin personal, por të jem gjithashtu edhe i dobishëm për pjesën tjetër të ekipit. Renditjen nuk duhet ta shohim akoma. Ka ende edhe dy ndeshje të tjera për të luajtur, kështu që llogaritë do t’i bëjmë në fund. Gjëja më e rëndësishme që duhet të bëjmë në këtë moment, është të mbajmë nivelin e duhur të performancave tona dhe përqendrimi ynë maksimal të jetë vetëm në këto dy takime.”
Thiago Motta, trajneri i Juventusit:
“Jam i lumtur që kam kaq shumë mundësi zgjedhjeje në skuadër. Në këtë mënyrë, e zgjedh formacionin me më tepër lehtësi. Po ashtu jam i qetë edhe për ndërrimet gjatë lojës. Një organikë kaq e pasur sa e jona, vetëm sa e shton akoma nivelin e stërvitjes. Kjo gjë na garanton vazhdimësi. Fitorja kundër Milanit na ka motivuar, megjithëse rritja e skaudrës, është një aspect, i cili është dalluar që prej nisjes së sezonit. Sidoqoftë, përqendrimi ynë duhet të jetë në ndeshjen e mbrëmjes së sotme dhe më duhet të them se pikërisht sonte nga pret një sfidë mjaft e vështirë. Club Brugge është një ekip i komplikuar për të luajtur kundër. Kemi analizuar çdo detaj. Objektivi ynë është i qartë. Duam të bëjmë një performancë pozitive, të marrim 3 pikë dhe të vazhdojmë rrugëtimin tonë në Champions League. Tani nuk po mendojmë për situatën në kampionat, apo rreth Napolit. Prioriteti i momentit është kjo ndeshje. Lojtarët janë mëse të motivuar. Ata kanë punuar shumë fort dhe unë jam i bindur se ne do të japim një paraqitja, e cila do të jetë në nivelin e pritshmërive tona, qoftë nga intensiteti që do të krijojmë në fushë, mënyra e lojës, apo edhe vendosmëria jonë.”
Teun Koopmeiners, mesfushori i Juventusit:
“Ndeshja e fundit që luajtëm kundër Milanit na bëri mirë, sepse na ka dhënë shumë besim, ndonëse e dimë se kemi ende vend për t’u përmirësuar. Vazhdimisht kemi punuar fort, pa u ndalur dhe rezultatet janë duke e treguar këtë gjë. Gjithsesi, duhet të qëndrojmë të përulur, me këmbë në tokë dhe t’i marrim gjërat me radhë. Mesfusha ka nisur të funksionojë mirë gjithashtu. Pas shumë dëmtimesh, apo edhe integrimi i lojtarëve të rinj, tani, grupi ka nisur të funksionojë siç duhet. Në aspektin personal, dua të jap më të mirën për skuadrën, jo vetëm duke kontribuar me gola dhe asiste, por edhe me punën time mbrojtëse. E kemi studiuar në detaje skuadrën e Club Brugge. Ata janë shumë energjikë, me plot kualitet dhe mbeten gjithmonë kompetitivë. Do të jetë një ndeshje e komplikuar, por ne duam të imponojmë stilin tonë të lojës në fushë, të jemi agresivë dhe të kthehemi me 3 pikë në shtëpi.”