CLUB BRUGGE – BARCELONA, TS3 HD, 21:00

Sport

Nicky Hayen, trajner i Club Brugge:
“Duhet të qëndrojmë më të qetë se sa ishim kundër Bayernit. Edhe pse nga gjithçka që vlon rreth ndeshjes, e ndiejmë se kjo është një sfidë tjetër e madhe, më duhet të theksoj se kemi detyrën të qëndrojmë të qetë. Po luajmë në “Jan Breydelstadion”, jo në stadiumin e Bayernit. Shpresojmë që kjo të jetë një nga ato mbrëmje të shkëlqyera që kemi pasur këtu më parë. Barcelona bën presion të lartë. Do të duhet të përballemi me këtë. Duhet të shohim pas duke pasur edhe si pikë referimi sezonin e kaluar, kur Club Brugge arriti në raundin e të tetave. Ne treguam ngjyrat tona të vërteta atëherë. Kemi respekt për Barcelonën, por nuk duhet të kemi edhe aq shumë. Këtë gabim e bëmë ndoshta edhe në humbjen 4-0 të javës së tretë kundër Bayernit”.

Joaquin Seys, mbrojtës i Club Brugge:
“Do të jetë një provë e madhe kundër Lamine Yamal. Do ta shohim në sfidën e sotme se sa mirë mund ta ndaloj. Patjetër që do të jetë një provë. Një ndeshje argëtuese. Është ajo që ëndërron çdo fëmijë. Shpresoj që Barcelona të nxjerrë ekipin e saj më të mirë. Dua të jem versioni më i mirë i vetes; kjo është e gjitha që mund të bëj”.

Hansi Flick, trajneri i Barcelonës:
“E dimë faktin që kundërshtarit tonë të radhës i pëlqen të ketë topin në zotërim, sepse ata kanë lojtarë me cilësi dhe mjaft aktivë, që lëvizin shumë. Për më tepër, atmosfera këtu është e pabesueshme dhe parashikoj që do të jetë një ndeshje e vështirë përballë një skuadre si Club Brugge, që gjithmonë bën paraqitje të mira sidomos në ndeshjet që luan në fushën e vet. Një rol luan edhe tifozeria, që e mbështet pa pushim në shkallët e stadiumit. Gjithsesi, ne nga ana jonë duam të fitojmë tri pikët. Gjithçka do të ketë të bëjë me qëndrimin dhe mentalitetin që do të kenë lojtarët e skuadrës time, në fushën e lojës. Ditët e fundit kemi pasur një stërvitje të shkëlqyer dhe tani dua të shoh rezultatet në fushën e lojës, nga e gjithë skuadra ime. Besoj se do t’ia dalim mbanë me sukses edhe në këtë ndeshje, duke pasur kujdesin e duhur”.

Robert Lewandowski, sulmuesi i Barcelonës:
“Tani e dimë se si funksionon formati i ri i Ligës së Kampionëve dhe për ne, çdo pikë është shumë e rëndësishme. E kemi parë nëpër ndeshjet e mëparshme të Club Brugge se ata janë shumë të fortë në shtëpi dhe e dimë se nuk do të jetë një sfidë e lehtë. Ne gjithmonë duam të fitojmë, por ka raste në futboll kur nuk ka rëndësi si, thjesht duhet ta fitosh ndeshjen. Jam i sigurt se do të kthehemi në formën tonë më të mirë dhe do të luajmë shumë më mire”.