Los Angeles Clippers vazhdojnë serinë pozitive dhe kryesimin bashkë me Lajkers në Konferencën e Perëndimit, me fitoren e katërt radhazi, që arritën ndaj Indiana Pajsërs, përmes rezultatit 129-96. Gjithcka u vendos në periodën e tretë, që u mbyll nga kalifornianët me shifrat e pjesshme 39-20. Paul George realizoi 20 pikë, njësoj si Ljuk Kennard dhe Markus Morris. Ndërkohë, Houston Rockets nuk e kanë kapërdirë më së miri lamtumirën e James Harden, pasi pësuan një humbje 103-91 ndaj San Antonios, në derbin teksan të transmetuar ekskluzivisht në TRING. “Spërs” u udhëhoqën nga DeMar Rozan me 24 pikë, 7 ribaunde dhe 4 asiste. Si përfundim, Rockets u dorëzuan, megjithë 24 pikët e shënuara për kokë, nga Kristian Uood dhe Mason Jones.
Pesë suksese në seri kanë fiksuar edhe Jutah Xhaz, që fituan 109-105 në fushën e Denver Nuggets, përkundër një Nikola Jorkic që shënoi 35 pikë, 14 ribaunde dhe 9 asiste. Sfida u vendos në fund, kur Jutah regjistruan plot 6 lojtarë në kuotë pikësh me dy shifra, teksa më i miri rezultoi Jordan Clarkson, autor i 23 pikë.