City nuk ndalet, fitorja e tretë radhazi pa pësuar gol

Sport

download
Manchester City duket e pandalshme këtë fillim-sezoni. Skuadra e Manuell Pellegrinit arriti në fundjavë fitoren e tretë radhazi, pa pësuar asnjë gol. “The Cityzens” fituan 0-2 në përballjen me Everton-in, falë golave të Kolarov dhe Nasri, duke marrë kështu kryesimin me 9 pikë, pasi Manchester United, u ndal në një barazim pa gola nga Newcastle. “Djajtë e Kuq” vazhdojnë të tregojnë një formë të keqe përpara portës, ku në tre ndeshje kanë arritur të shënojnë vetëm dy gola, gjashtë më pak se sa rivalët e tyre të City-it. Ndërkohë javë pozitive ka qenë për Chelsea-in, që siguroi fitoren e parë, për këtë sezon, por sërish skuadrës së Mourinhos iu desh të ruante rezultatin me 10-të lojtarë, pasi kapiteni John Terry u ndëshkau me karton të kuq. Në trasfertën përballë West Bromwich, të cilën Blutë e Londrës e fituan 2-3, spanjolli Pedro deputoi me gold he një asist teksa Chelsea e mbylli pjesën e pare me rezultatin 1-3, ku pas ish-lojtarit të Barcelonës shënuan Diego Costa, Morrison dhe Azpilicueta. Në pjesën e dytë dalja e Terry-it me të kuq ia vështirësoi gjërat londinezëve, pasi Morrison shkurtoi diferencat në 2-3, por që në fund ky ishte dhe rezultati përfundimtar. Pas takimit Mourinho tha se “kjo fitore ishte zhgënjyese për ata të cilët duan që Chelsea të humbë”.
Në ndeshjet e tjera, Xherdan Shaqiri debutoi me një asist në barazimin 1-1 që Stoke City siguroi ndaj Norwich-it. Ndërkohë Leicesteri i Claudio Ranierit, arriti rezultatin e tretë pozitiv për këtë sezon teksa barazoi 1-1 në përballjen ndaj Tottenhamit. Falë algjerianit Mahrez, i cili në tre ndeshje ka shënuar 4 gola, tanimë Leicester mban vendin e dytë në kampionat me 7 pikë.