Cili është lojtari tjetër shqiptar që transferohet drejt Belgjikës?!

Sport

Transferimi i lojtrave shqiptarë drejt Belgjika duket se po shndërrohet në modë gjatë viteve të fundit. Kështu edhe qendër mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, duket se do të ndërrojë skuadër gjatë verës. Dhe mbrojtësi i cili është aktivizuar me sukses në radhët e Dinamos së Zagrebit, pritet të kalojë pikërisht në kampionatin belg, ku do t’i bashkohet skuadrës së Standard Liege. Në bazë të asaj që ka shkruar gazeta kroate ‘Sportske Novosti’, çështja e transferimit të kosovarit është praktikisht e përfunduar. Madje thuhet se kanë mbetur vetëm disa detaje në mënyrë që të mbyllet gjithcka dhe që lojtari të paraqitet për të hedhur firmën e tij në kontratën e Standard. Marrëveshja pritet të finalizohet pas ndeshjeve që po zhvillojnë përfaqësueset për kualifikimet në Euro 2020. Ndërkohë që për ta kompletuar këtë transferim, skuadra belge do t’i paguajë Dinamo Zagrebit shumën e 1.6 milionë eurove. Rrahmani zhvilloi një sezon fantastik te skuadra kroate, duke bërë që ta marrë vëmendjen e Standard de Liege. E tashmë duket ka marrë vendimin për të ndryshuar ambient, me synimin për të hedhur një hap përpara. Ish-lojtari i Partizanit do të ishte kosovari i dytë që do të kalonte në radhët e skuadrës nga Liezhi, pas mbrojtësit anësor Mërgim Vojvoda që nënshkroi vetëm përpara pak javësh.