Çiklizëm, ‘Vuelta’, Nacer Bouhanni fiton etapën e 6, por Molard mbetet i pari

Sport

bouhanni
Çiklisti francez Nacer Bouhanni ka arritur të triumfojë në etapën e 6 të ‘Vuelta’-s, ku ia doli të përshkonte 150,5 km për 3 orë 58 minuta e 35 sekonda. 28-vjeçari, i cili përfaqëson skuadrën ‘Cofidis’, la pas vetes holandezin Van Poppel dhe italianin Elia Viviani. Vetëm vendi i 9 për Peter Sagan, që për momentin duket larg formës së tij më të mirë. Ndërsa kryesuesi i ‘Vuelta’ deri më tani, Rudy Molard, nuk shkoi më shumë se vendi i 20, kurse ndjekësi i tij më i afërt në renditjen e përgjithshme, Kwiatkowski i skuadrës ‘Sky’, u rendit në vendin e 14 në këtë fazë të garës.

rudy bici

Probleme pati ndërkohë Wilcko Kelderman, i cili 18 km nga fundi hasi në një problem mekanik. Ndërkohë që edhe kësaj here nuk mungon rrëzimet apo aksidentet mes çiklistëve. Gjithësesi, francezi Molard vijon të ruajë kryesimin, por diferenca e tij me ndjekësin më të afërt është ulur me 20 sekonda, për shkak të një penaliteti të vendosur nga organizatorët e garës. Penaliteti në fjalë ka të bëjë me një shkelje të rregullave në etapën e 5 nga ana e Molard.
Etapa e ardhshme e ‘Vueltas’ do të nisë në Puerto-Lumberas e do të përfundojë në Pozo Alcon, për një distancë prej rreth 185 km.