Çiklizëm, ‘Vuelta’, Clarke fiton etapën e pestë, Molard vijon kryesimin

Sport

clarke

Simon Clarke është fituesi i etapës së pestë të ‘Vueltas’ spanjolle’ me kohën 4 orë e 36 minuta e shtatë sekonda. Çiklisti australian i skuadrës EFE ishte një surprizë e vërtetë, pasi arriti të mposhtte konkurencën e holandezit Mollema dhe francezit Molard, në etapën gjysmë malore të xhiros spanjolle. Kjo kuptohet duke parë edhe rezultatin më të mirë të Clarke në 4 fazat e para, që është vendi i 60. Megjithatë, renditja e përgjithshme e ‘Vuelta a Espana’ vazhdon të kryesohet nga çiklisti francez i skuadrës Groupama Français des Jeux, Rudy Molard.

rudy molard 2

28-vjeçari për momentin regjistron kohën totale prej 18 orësh 27 minutash e 20 sekondash, ndërkohë që ndjekësi i tij më i afërt është polaku Këiatkoëski i skuadrës Sky, me 1 minutë e 1 sekondë më shumë. Vetëm i nënti renditet për momentin kolumbiani Nairo Quintana, i Movistar Team, që gjithësesi pritet të rekuperojë në fazat e ardhshme.  Ndalesa e radhës për “Vueltan” do të jetë në San Javier të Murcias, ku çiklistët e nisur nga Huercal-Overa do të përshkojnë rreth 156 km në fushë. Pikërisht në këtë etapë mund të kenë mundësinë për të rekuperuar çiklistët e shpejtë duke qenë se në fazat e ardhshme, lodhja do rritet për shkak të etapave malore.