Çiklizëm, ‘Tour de France’, Vicenzo Nibali detyrohet të braktisë garën

Sport

nibal
Vincenzo Nibali do të braktisë garën e “Tour de France”. Çiklisti italian ka pësuar një dëmtim të rëndë në rrëzimin e etapës së 12, në alpet e Huez, kur kishin mbetur edhe 4 kilometra nga përfundimi i kësaj faze. Një video amatore nga spektatorët tregon momentin e rrëzimit të fituesit të kësaj garë në vitin 2014, teksa vërehet se italiani mund të jetë shtyrë nga një spektaktor, dhe jo nga motorrët që ndjekin çiklistët gjatë garës, siç ishte aluduar në fillim. Nibali ka pësuar disa fraktura, që mesa duket e detyruan të marrë vendimin për braktisjen e “Tour de Frane”.

nibali

Kjo ngjarje ka nxitur jo pak diskutime sa i përket sigurisë së kësaj garë, pasi edhe më parë, një spektaktor tentoi të rrëzonte Chris Froome. Gara më e famshme e çiklizmit tashmë mendohet të kthehet në një garë treshe mes dy çiklistëve britanikë të skuadrës “Sky”, Geraint Thomas e Chris Froome dhe holandezit Tom Dumoulin të skuadrës “Sunweb”. Për momentin, gara udhëhiqet nga Thomas, i cili duket të jetë më favoritë se dy të tjerët, me shokun e skuadrës Froome, që kërkon ta fitojë këtë kompeticion për të 4-tin vit radhazi.