Francezi Thibaut Pinot është fituesi i etapës së 15 të xhiros spanjolle, tekas arriti të mposhtte në sprintin e metrave të fundit kolumbianin Lopez dhe kryesuesin Simon Yates, me kohën finale 5 orë 1 minutë e 49 sekonda. 28-vjeçari Pinot, që përfaqëson skuadrën ‘Groupama’, bëhet francezi i katërt që triumfon ne një etapë të ‘Vuelta’-s këtë vit, pas Gallopin, Bouhanni dhe Geniez. Vetëm vendi i 4 për fanellën e gjelbër, Alejandro Valverde, që gjithësesi vazhdon të jetë lideri me pikë i këtij viti.
Ndërsa Simon Yates u kënaq me vendin e 3, që gjithësesi e mban britanikun në vend të parë sa i përket renditjes së përgjithshme të ‘Vuelta’-s. Valverde i skuadrës ‘Movistar’ mbetet i dyti me një diferencë prej 26 sekondash nga Yates, kurse Quintana ruan vendin e tretë me 33 sekonda më shumë se koha e kryesuesit. Gjatë garës pati disa aksidente mes çiklistëve, çfarë detyroi makinat e ndihmës së shpejtë të ndërhynin disa herë. Etapa e ardhshme e xhiros spanjolle do të nisë Santillana del Mar dhe do të përfundojë Torrelavega, ku në 32 km, çiklistët duhet të vendosin kohën më të mirë të mundshme. Në këtë etapë vendasin presin të shohin Valverden të marrë kryesimin, por Simon Yates mbetet gjithësesi favorit për të fituar.