Çiklizëm, King fiton etapën e 9 të ‘Vuelta’, por kryesimin e mban Yates

Sport

benjamin king
Benjamin King i skuadrës ‘Dimension Data’ arriti ta përfundonte i pari etapën e 9 të “Vuelta”-s, me kohën 5 orë 30 minuta e 38 sekonda. Çiklisti amerikan la pas vetes holandezin Mollema, që ishte plot 48 sekonda pas King. Rezultat të mirë arriti Nario Quintana, që e mbylli i pesti. Rezultat ky që e mban kolumbianin pranë kreut të renditjes së përgjitshme. King ishte fitues i një beteje mes 11 çiklistëve për fitimin e kësaj etape, që fillimisht u udhëhoq nga ana e Thomas De Gent dhe Wilco Kelderman. Por amerikani diti të shkëputej dhe të triumfonte në këtë etapë të gjatë prej 200.8 km.

simon yates
Sa i përket renditjes së përgjithshme, në vend të parë qëndron britaniku Simon Yates i skuadrës ‘Mitchelton-Scott’, që ka kohën totale 36 orë 54 minuta e 52 sekonda. Por diferencat me ndjekësit e tij nuk të mëdha. Madje Alejandro Valverde i skuadrës ‘Movistar’ është vetëm 1 sekondë pas tij. I treti është pikërisht Quintana, edhe ky pjesë e skuadrës ‘Movistar’.  Vetëm i 17-i ndodhet tashmë francezi Rudy Molard, që mbajti kryesimin e ‘Vuelta’-s në 8 etapat e para të saj. Faza e ardhshme e xhiros spanjolle do të startojë në Salamanca dhe do përfundojë në Fermoselle, me një distancë prej 177 km për t’u përshkruar nga ana e çiklistëve, në një terren kryesisht fushor.