Çiklizëm, Geraint Thomas fiton ‘Tour de France’

Sport

cikl
Geraint Thomas është fituesi i ‘Tour de France’ për vitin 2018. Çiklisti britanik ka fituar për herë të parë në karrierë, garën më të famshme të këtij sporti, duke parakaluar si triumfues në ‘Champs Elysées’ në Paris. Thomas ia doli të mposhte konkurencën e shokut të tij të skuadrës, 4 herë fituesin e ‘Tour de France’, Chris Froome, e për më tepër holandezin Tom Dumoulin, që u përpoq të rrëmbente fitoren për herë të dytë në këtë turne deri në etapën e fundit. Koha totale e vendosur nga Thomas pas kalimit nëpër 21 etapat e këtij kompeticioni është 83 orë e 17 minuta e 13 sekonda. Ndërsa Dumoulin i skuadrës ‘Sunweb’ ishte 1 minutë e 51 sekonda më mbrapa.

gerainti
“Është diçka e pabesueshme. Do të më duhen ditë ta kuptoj që është e vërtetë. Ishte diçka mjaft e vështirë por ia dola me të gjitha forcat e mia.”- ishin fjalët e para të 32-vjeçarit, i cili ditën e parakalimit në ‘Champs Elysées’ e quajti si më të bukurën e jetës së tij. Kështu skuadra ‘Sky” vazhdon të mbajë fanellën e verdhë në ‘Tour de France’, ndonëse kësaj radhe jo me Chris Froome. Ky triumf vlen shumë për Geraint Thomas edhe në renditjen botërore të çiklizmit, pasi tani e sheh veten në vend të dytë, pas sllovakut Peter Sagan. Vendi i tretë dhe katërt ndërkohë mbahen respektivisht nga Froome dhe Dumoulin.