Çiklizëm, De Marchi fiton etapën e 11 të ‘Vuelta’-s, Yates vazhdon kryesimin

Sport

de marchi cik

Alessandro De Marchi është fituesi i etapës së 11 të xhiros spanjolle, teksa ia doli ta përfundonte i shkëputur garën nga Mombuey në Riberia Sacra. Çiklisti italian i skuadrës BMC Racing Team e preu finishin pasi përshkroi 207.8 km me kohën 4 orë 52 minuta e 38 sekonda. Ndjekësi i tij më i afërt ishte kolumbiani Jhonatan Restrepo me 28 sekonda më shumë, ndërsa i treti e përfundoi italiani Pellizotti me thuajse 1 minutë më shumë se bashkëkombasi i tij.

yates
Sa i përket renditjes së përgjithshme, ajo vazhdon të kryesohet nga Simon Yates, me kohën totale 45 orë, 57 minuta e 40 sekonda, ndërsa pas tij vijnë sërish Alejandro Valverde dhe Nairo Quintana, me të njëjtat diferenca si në etapat e kaluara. Spanjollit Valverde i është rikthyer fanella e gjelbërt, të cilën ia mori sllovakut Peter Sagan pas përfundimit të etapës së 11. Faza e ardhshme e ‘Vuelta’-s do të nisë në Mondonedo e do të përfundojë në Faro De Estaca de Bares, ku çiklistët do të përshkruajnë 181.1 km në terren kryesisht malor.