Francezi Alexandre Geniez është fituesi i etapës së 12 të xhiros spanjolle, tekas arriti të mposhtte në sprintin e metrave të fundit holandezin Dylan van Baarle dhe ukrainasin Mark Padun, me kohën finale 4 orë 22 minuta e 59 sekonda. 30-vjeçari Geniez, që përfaqëson skuadrën ‘La Mondiale’, bëhet francezi i tretë që triumfon një etapë të ‘Vuelta’-s këtë vit, pas Gallopin dhe Bouhanni. Vetëm vendi i 20 për fanellën e gjelbër, Alejandro Valverde, që gjithësesi vazhdon të jetë lideri me pikë i këtij viti.
Ndërsa Simon Yates u rendit në vendin e 22, çfarë i kushtoi vendin e parë në klasifikimin e përgjithëshëm, që për momentin e mban Jesus Herrada i skuadrës ‘Cofidis’. Çiklisti spanjoll e mbylli i 16-i në etapën e 12, plot 9 minuta e 7 sekonda përpara Yates. Koha totale e liderit të ri të ‘Vuelta’-s është 50 orë 28 minuta e 56 sekonda, me një diferencë prej 3 minutash e 22 sekondash nga Yates i vendit të dytë. Faza e ardhshme e xhiros spanjolle do të nisë në Carreno, dhe përfundon në Valle de Sabero, ku çiklistët do të përballen me terrenin e fortë malor për 174.8 km, e ku pritet shumë nga lideri vendas i etapave malore, Mate Mardones.