Christophe Galtier (trajner i Paris SG):

Sport

“Lojtarët e adhurojnë këtë kompeticion, prandaj ka ardhur momenti të të shfaqin të gjithë potencialin e tyre. Nuk kishte fillim më të mirë sesa një përballje fantastike kundër Juventusit. Bardhezinjtë janë një kundërshtar me përvojë të madhe, me lojtarë cilësor dhe një trajner që e njeh vërtet mirë kompeticionin. Mbi të gjiha ata janë të organizuar mirë dhe të vështirë për t’u thyer sidomos në mbrojtje.. Sidoqoftë unë kam shumë besim në aftësitë e skuadrës time. Të gjithë pa përjashtim jam përqendruar si rrallë herë për të përgatitur sa më në detaje këtë përballje të rëndësishme që na pret. Jam optimist se do të arrijmë të luajmë futbollin më të mirë, duke arritur të fitojmë këtë ndeshje, për t’i dhënë një start pozitiv kësaj fushate të ndeshjeve të grupeve në Champions League. A jemi favoritët e këtij edicioni? Jo, nuk do të ishte e drejtë kundrejt skuadrave të tjera.Cdo sezon janë 8-9 ekipe që kanë kapacitetin për të fituar Champions. Disa nga favoritet nuk arrijnë dot në fund. Ndërsa ka edhe surpriza dhe skenare të papritura. Klubi ynë dëshiron të fitojë, por nuk mendoj se është momenti për të thene se jemi ne favoritët”.