Christophe Galtier (trajner i Paris):

Sport

“Nëse ndoshta jemi shfaqur ndopak nervozë së fundi, lidhet gjithcka me atë që ndodhi në ndeshjen e kaluar. Do të doja të sqaroja se nuk lidhet me presionin në klub. Çdo javë është e rëndësishme për Paris SG. Tashmë jemi të përqendruar totalisht tek kjo sfidë që na pret kundër një skuadre të vështirë sic është Benfika. Gjithashtu, në fundjavë kemi edhe superduelin me Marsejën, që ka rëndësinë e vet. Sigurisht që janë të dyja ndeshje për t’u fituar patjetër, sepse kështu do të jemi edhe më të qetë për të punuar në vazhdimin e sezonit. Messi? Ndjeu një shqetësim në pulpë gjatë ndeshjes së kaluar ndaj Benficës. Për sot mendonte se mund të ishte në fushë, por e ka të pamundur. Ka ende shqetësim. Natyrisht që na vjen keq. Mungesa e tij është shumë e rëndësishme për ne. Megjithastë do të bëjmë c’mos për të fituar këtë sfidë, edhe pa të. Do të duhet të gjejmë zgjidhje të tjera, për të vendosur në vështirësi mbrojtjen e Benficës. Neymar dhe Mbappe do të dinë të gjejnë celësinë e suksesit edhe në këtë përballje, megjithëse nuk do të kenë elementin e tretë me të cilin janë mësuar të dialogojnë atje përpara në fazën e sulmit”.