Christian Horner krahason Verstappen me Vettel-in e Red Bull…

Sport

horner

Max Verstappen mbetet piloti më i përfolur në “Formula 1” në këto gara të para të sezonit. Aksidentet e shkaktuara prej tij në dëm të Hamilton apo Vettel, kanë bërë që shumë njerëz të kritikojnë 20-vjeçarin, më së shumti për mënyrën e pilotimit.  Megjithatë, pilotit holandez nuk i ka munguar asnjëherë mbështetja e skuderisë së tij dhe numri 1 i “Red Bull”, Christian Horner, nuk ngurron ta krahasojë të riun me Sebastian Vettel, në vitin debutues të gjermanit në skuderinë austriake.  Horner e pranon se Verstappen ka bërë disa gabime gjatë garave, por është pikërisht kjo ajo që e bën të ngjasojë me Vettel. Drejtori i “Red Bull” kujton që situata si të Verstappen-it, Vettel-i i ka kaluar në fillimet e tij tek skuderia në fjalë, ku kujton aksidentin me shokun e skuadrës Mark Webber apo atë me Jenson Button në Belgjikë përgjatë vitit 2010.

max vettel
Horner këmbëngul tek potenciali i Max Verstappen, duke shtuar se holandezi është një talent i lindur, ka një guxim të jashtëzakonshëm dhe një instikt garimi të frikshëm. Për numrin 1 të “Red Bull”, 20-vjeçari është ende duke mësuar dhe gjithë këto ekpserienca të tij, do të bëjnë që të përmirësohet çdo ditë e më shumë, garë pas gare.
Ndërsa ndryshe është situata për Daniel Ricciardo, që sipas Horner është në kulmin e karrierës së tij, dhe e ka kaluar prej kohësh fazën në të cilën gjendet Verstappen, që gjithësesi sipas tij, ka potencialin për të qenë në historinë e “Formula 1”.