Chris Smalling rinovon zyrtarisht kontratën me Romën

Sport

Chris Smalling rinovon kontratën me Romën deri në vitin 2025. Lajmin e ka bërë public vetë klubi verdhekuq me anë të një postimi në kanalin zyrtar. Në marrëveshjen e re, mbrojtësi i qendrës do të përfitojë 3.5 mln euro në sezon.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe vetë lojtari, i cili në faqen e klubit është shprehur se për të ishte shumë e lehtë që të zgjidhte dhe të qëndronte në “Olimpico”.

“Të qëndroja në Roma ishte shumë e thjeshtë për mua. Këtu po përjetoj fazën më të mirë të karrierës. Në këtë qytet, unë dhe familja ime, jemi mirëpritur në mënyrë të shkëlqyer, kështu që çdo gjë funksionon për mrekulli.”

Përtej kësaj, Smalling ka thënë se trajektorja në rritje e klubit, ka qenë një tjetër element thelbësor që e ka bindur britanikun t’i thotë “po” propozimit të Romës. “Vizioni i klubit për t’u ngjitur në nivelet më të larta, është një mission që pritet me padurim nga të gjithë ne. dua të falenderoj tifozët, të cilët gjithashtu kanë luajtur një rol të rëndësishëm në vendimin tim”, ka mbyllur Smalling.

Pjesë e Romës që prej verës së 2020-tës, gjatë kësaj kohe, Smalling është kthyer në një prej shtyllave kryerosore të skuadrës verdhekuqe. Ish-lojtari i Manchester United është aktivizuar në 143 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe ka kontribuar gjithësej me 10 gola, e 4 asiste.