Chievo ia hedh paqtë me një denim prej -3 pikë, shpresa për mbijetesë në Serie-A…

Sport

chievo 3
Pritej dënim i rëndë, madje u lakua edhe rënia nga kategoria, por Chievo ja ka dalë paqtë me vetëm -3 pikë nga çështja e ngritur së fundmi rreth “plusvalencat financiare” në lidhje me shërbimet e lojtarëve minoren të shkëmbyer me Cesenan. Ditën e mërkurë u raportua se Chievo mund të ndëshkohej me -15 pikë, çka nënkuptonte praktikisht rënien në Serie-B, por ja që gjërat nuk kanë shkuar sipas këtij parashikimi. Gjykata sportive vendosi një gjobë prej 200 mijë eurosh si dhe pezullimin e Presidentit Luca Campadelli për 3 muaj.

ElvisAbbruscatoACChievoVeronavJuventusPc6lTmHrczbl

Akuzat e ngritura që gjatë verës kanë të bëjnë me marrëdhënien e dyshimtë me Cesenan, e cila tashmë ndodhet në Serie-D. “Të dyja klubet kanë referuar pagesa më të larta për shumë lojtarë të moshave 15-16 vjec, të cilët janë shkëmbyer mes tyre” – bëri me dije Federata Italiane e Futbollit. Pagesat thuhej se ishin vendosur më të larta në mënyrë që të justifikoheshin shpenzimet. Chievo duket se ia hedh paqtë në këtë çështje, pasi Cesena shpalli falimentin gjatë verës dhe në njëfarë mënyre fajtore në këtë mes duket të ketë qenë klubi romanjol. Me dënimin e marrë, renditja nuk ndryshon shumë për Chievon, që pas 3 javësh kampionat mbetet në vendin e fundit, por tashmë nga 1 pikë, do të ketë minus 2.