Pierre Emerick Aubameyang është zyrtarisht një lojtar I Chelsea. Sulmuesi është transferuar nga Barcelona për shifrën e 12 mln eurove, ndërsa pjesë e marrëveshjes mes klubeve ka qenë edhe Marcos Alonso, I cili ka kaluar në radhët e katalanasve.
Aubameyang plotëson në këtë mënyrë repartin e qendrës së sulmit në skuadrën e Bluve të Londrës, teksa në Stamford Bridge ka firmosur një kontrata 2 vjeçare.
Në Camp Nou konkurenca ishte bërë shumë e ashpër, kurse Stamford Bridge, një vend titullari duket mëse I garantuar për lojtarin gabonez.
Padyshim që një rol thelbësor në këtë transferim e ka luajtur trajneri Thomas Tuchel, I cili ruan një raport tepër të mirë me futbollistin, që prej kohës së tyre të shkuar në radhët e Borussia Dortmund.
Aventura e Pierre Emerick Aubameyang me Barcelonën zgjati vetëm gjysmë sezoni. Ai u transferua në Camp Nou në janarin e këtij viti me parametra zero. Gjatë kësaj kohe, ish-lojtari I Arsenalit pati një ndikim tepër pozitiv në organikën e drejtuar nga Xavi Hernandez. Në 24 paraqitje me fanellën blaugrana, Aumabeyang arriti të shënonte gjithësej 13 gola.
Sidoqoftë, kapitulli në La Liga tashmë është mbullur për 34 vjeçarin, teksa përpara e pret rikthimi në Premier League, por këtë herë do mbajë veshur fanellën e Chelsea, rivalëve historikë të Arsenalit.
Ndërkohë, në orët e fundit të merkatos, Chelsea ka mundur të transferojë nga Juventusi edhe mesfushorin Denis Zakaria. Zveceriani do jetë i huazuar deri në fund të sezonit në Stamford Bridge, më pas, Blutë e Londrës kanë të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të tij.
Zakaria konsiderohet si një futbollist me mjaft potencial nga klubi i Londrës Perëndimore, i cili mund të luajë mjaft mirë në rolin e shkatërruesit, por gjithashto zotëron edhe aftësi të larta teknike në kontrollin dhe pasimin e topit.