Shkarkimi I Thomas Tuchel nga detyra e trajnerit të Chelsea, padyshim që ka shkaktuar një diskutim të gjerë në opinionin futbollistik në botë. Në 100 ndeshje në stolin e Bluve, gjermani arriti 63 fitore, 19 barazime dhe 18 humbje. Mesatarisht 2.08 pikë për çdo ndeshje. 1.64 gola të shënuar dhe 0.74 gola të pësuar për ndeshje. Për më tepër, edhe 3 trofe të fituar, Champions League, Superkupë Europe dhe një Kupë Bote për Klube. Mirëpo, pavarësisht statistikave që Tuchel I kishte në favor, mediat britanike kanë hedhur dritë mbi shkarkimin e trjanerit dhe kanë zbuluar disa prej aryeve që i çuan drejtuesit të merrnin një vendim të tillë. Faktori kryesor që Thomas Tuchel humbi vendin e punës në Stamford Bridge është komunikimi I dobët dhe ftohja e marrëdhënieve me drejtuesit e klubit. Një detaj të tillë, pronarët e rinj të Chelsea e konsiderojnë thelbësor në një mjedis të përbashkët, sepse ndryshe puna nuk mund të jetë e suksesshme. Një tjetër factor që gjermani sot nuk drejton më Chelsean është raporti I ftohtë me futbollistët e tij, e në veçanti me disa prej yjeve të epikit. 49 vjeçari nuk ka hezituar t’i kritikojë hapur lojtarët në përfudim të disa ndeshjeve të caktuara, ndërsa disa të tjerëve nuk iu dha besimin e duhur. Diçka e tillë nuk ka tingëlluar pozitivisht në dhomat e zhveshjes, aty ku situata kishte filluar të dilte jashtë kontrollit. Madje, edhe disa lojtarë, të cilët në sezonin e kaluar mund të konsideroheshin si “ushtarë” të Tuchel, këtë sezon u kthyen kundër tij dhe këtu mund të përmendim kapitenin Cezar Azpilicueta, apo Christensen, bashkë me Marcos Alonson. Madje, për këta dy të fundit, Tuchel mund të ketë ndikuar negativisht që ata vendosën të largoheshin dhe të transferoheshin tek Barcelona. Ish-takticieni I PSG-së ishte ftohur në përgjithësi me ambientin e Chelsea. Për transfertën e Leeds, atje ku Blutë u mposhtën 3-0, stafi I tij udhëtoi me autobus dhe jo me pjesën tjetër të skuadrës. Një gjë e tillë nuk kaloi pa u vënë re nga drejtuesit e klubit dhe kjo ishte një tjetër sinjal që të shërbente si krisje e marrëdhënieve.Për të gjitha këto detaje, e për disa të tjera, pronarët e klubit nga Londra Perëndimore, thjesht pritën momentin e duhur që të konfirmonin shkarkimin e Tuchel, pasi u bindën se në të tilla kushte nuk mund të vazhdohej dot më tej. Rasti ideal erdhi pas humbjes në transfertën ndaj Dinamo Zagreb në javën hapëse të Champions League. Si pasojë e pushimit nga detyra, Chelsea tashmë I detyrohet trajnerit Tuchel afërsisht 17 mln euro.