CHELSEA vs LILLE, deklaratat e ekipeve…

Sport

Thomas Tuchel, trajneri i Chelsea:

“Të gjithë e dimë se sa fizik është futbolli francez. Sulmuesit e tyre vrapojnë jashtëzakonisht shumë dhe janë të guximshëm e të zotë në situatat një kundër një. Edhe kur kanë topin në zotërim, Lille është një skuadër mjaft e disiplinuar. Ata nuk vijnë si favoritë dhe kjo ka diçka të mirë, pasi nuk i vë nën presion. Është e vërtetë që Chelsea ka një histori më vete të sulmuesve që kanë vuajtur në formën e tyre. Ndoshta këtu nuk është ekipi më i lehtë për një sulmues. Chelsea konsiderohet si një skuadër e fortë, e mbështetur tek mbrojtja, tek forca fizike. Është e vërtetë që këtu, sulmuesit kanë edhe shumë detyra mbrojtëse. Është një sistem që i përfshin të gjithë në çdo aspekt të lojës. Kemi luajtur më shumë ndeshje se sa të gjithë kundërshtarët tanë në këtë kompeticion që nga muaji janar. Është një situatë pak e vështirë për ta shpjeguar. Në disa aspekte, është diçka e mirë, pasi na pëlqen të jemi të karikuar dhe të vazhdojmë të luajmë sa më shumë ndeshje të rëndësishme. Por gjithashtu në anën tjetër do të ndikojë edhe në aspektin fizik. Unë do përpiqem të zgjedh formacionin e duhur, jo vetëm në aspektin teknik apo taktik, por edhe në atë fizik. Gjithësesi, kjo nuk e ndryshon qasjen tonë sa i përket kësja sfide. Do të zbresim në fushë me dëshirën për të fituar e për të mbajtur të paprekur portë, por kjo do të bëhet vetëm nëse i respektojmë si duhet kundërshtaret dhe çdo gjë që do të ndodhë në fushë. Nuk dua që episodet të vendosin fatin tonë.”

 

Edouard Mendy, portier i Chelsea:

“Kur je në ‘Champions League’ dhe luan në këtë fazë të kompeticionit, atëherë nuk ka ndeshje të lehta. Nuk ka short të lehtë. Lille fitoi grupin e vet dhe luajnë në nivel shumë të lartë. Po të shohësh performancat e tyre ndaj Sevilla-s apo Salzburg-ut, e kupton se do të jetë një përballje e ndërlikuar. Është e vërtetë se aktualisht, po vuajnë pak në kampionat, por asnjëherë nuk është e lehtë kur jë nën petkun e kampionit në fuqi. Ne jemi përpjekur të përgatisim si duhet përballjen. Po luajmë shumë shpesh dhe kjo na bën ndonjëherë të mos jemi në 100%-shin tonë, por gjithësesi jemi përpjekur të bëjmë krenarë tifozët tanë. Është e rëndësishme ta fitojmë këtë përballje. Do të na ndihmojë jo vetëm për ecurinë në ‘Champions League’, por për të gjithë pjesën e mbetur të sezonit. Sulmuesit tanë janë ndër më të mirët në botë. Të gjithë kanë momente jo. Duke i parë çdo ditë në stërvitje, mund të them se jemi me fat që kemi lojtarë të këtij niveli, pjesë të skuadrës sonë.”

 

Jocelyn Gourvennec, trajneri i Lille:

“Patëm një nisje të vështirë në këtë sezon të ‘Champions League’-ës. Askush nuk mendonte se mund ta mbyllnim në vendin e parë të grupit tonë, por ne i tejkaluam të gjitha pritshmëritë. Sot na duhet të bëjmë diçka edhe më të madhe, pasi përballemi me kampionët në fuqi, Chelsea-n. Është vërtet një sfidë e jashtëzakonshme. Gjithëseis janë po këto sfida që na frymëzojnë për të shfaqur më të mirën tonë. Lojtarët e mi tashmë janë mësuar duke luajtur ndeshje të këtij niveli. Kanë eksperiencën e duhur për të zbritur pa presion në fushën e lojës. Mendoj se jemi përgatitur si duhet sa i përket mënyrës se si do të kërkojmë ta godasim kundërshtarin. Në mbrojtje duhet kontributi i të gjithëve. Nëse ia dalim të kordinojmë lëvizjet tona, atëherë çdo gjë do të shkojë ashtu siç e presim. Kemi një potencial të madh brenda vetes dhe uroj që lojtarët e mi ta shfaqin si duhet këtë. I njohim pikat tona të forta. Sigurisht që të gjithë presin që t’i shfrytëzojmë, por unë besoj se në të tilla ndeshje, diferenca bëhet në momentin që t’i shfaqesh mirë edhe tek pikat e tua të dobëta. Jemi të bindur se ka ende vend për t’u përmirësuar. Ndeshje si kjo me Chelsea-n, do të na ndihmojë për këtë gjë, me shpresën se duke marrë një rezultat pozitiv sot, do t’ja dalim t’i ndryshojmë gjërat edhe në kampionat. Luajmë në ‘Champions League’, në fazën më të bukur. Do e shijojmë këtë moment dhe do të përpiqemi ta nxjerrim më të mirën nga vetja.”

Jose Fonte, mbrojtës i Lille:

“Është një ndeshje e madhe. Vërtet që presim ta hasim shumë vështirësi, por njëkohësisht do të mundohemi ‘të themi fjalën tonë’. Kemi një grup lojtarësh mjaft ambiciozë e me shumë talent. Deri më tani, kemi bërë mirë në këtë kompeticion. E mbyllëm si vendi i parë i grupit tonë, por kjo nuk do të thotë që duhet të ndalemi me kaq. Të gjithë tani po fillojnë të kërkojnë edhe më shumë nga vetja. Është një ndeshje shumë e vështirë. Jemi përpjekur që të studiojmë me kujdes lëvzijet e tyre përgjatë ndeshjeve të kaluara. Flasim për kampionë në fuqi të Europës, është e kuptueshme që nuk mund të gjesh shumë pika të dobëta në radhët e tyre, por ne e dimë se do të kemi shanset tona përgjatë sfidës. Është e rëndësishme që ato raste t’i shfrytëzojmë ashtu siç duhet. Kemi disa lojtarë shumë të shpejtë dhe të zotë në situatat një kundër një. Kjo mund t’u hapë shumë probleme, por fillimisht duhet të shfaqemi kompaktë në fazën mbrojtëse.”