Chelsea, vjen Cucurella për 60 mln

Sport

 

Chelsea i ka gjetur celsin sëndukut të parave pronarit të ri Todd Boehly dhe për rrjedhojë goditjet pasojnë njëra-tjetrën. Pas Sterling, Koulibaly e Nathan Ake-s, është mbyllur gjithcka verbalisht për një tjetër përforcim. Fjala është për Marc Cucurellën.

Blutë kanë formalizuar ofertën prej 60 milion eurosh në drejtim të Brightonit për ish lojtarin e akademisë se Barcelonës, ofertë që është pranuar nga klubi bardheblu teksa dakordësia mes lojtarin dhe Chelsea-t është thjesht formalitet. Për 24 vjecarin kishte kohë që interesohej Manchester City, por në fund blutë londinez u treguan më të shpejtë dhe më dinak në formulimin e ofertës fituese për Brighton.

Mbrojtësi i majtë pasi debutoi si profesionsit me fanellën e Barcelonës duke luajtur gjithsej 7 minuta në një ndeshje Kupe, mbrojti ngjyrat e Eibarit e Getafes përpara se në verën e 2021-it Brighton të shpenzonte 18 milion euro për ta afruar në Premier League. Sezoni i parë i Marc Cucurellës në Angli ishte mjaft pozitiv dhe skuadra jo vetëm që i’a doli të qëndronte në Premier, por e mbylli në vendin e 9-të, tashmë katalanasi do të provoj presionin e një skuadrë të madhe duke shfrytëzuar cdo aftësi të disponueshme.