Chelsea vijon rënien e lirë në premier league. Në javën e 23, Blutë e Londrës pësuan një humbje befasuese në shtëpi përballë Ëolves me rezultatin 4-2.
Skuadra e Pochettinos nuk po arrin të gjejë dot qëndrueshmëri, sidomos në mbrojtje. Për këtë, mjafton të përmendim këtu se kjo ishte hera e dytë këtë sezon, që në dy ndeshje radhazi në kampionat, Chelsea pëson të paktën 4 gola. Diçka e ngjashme për klubin londinez, nuk kishte ndodhur që prej 1989.
Si pasojë, Chelsea mbetet në vendin e 11 të renditjes me vetëm 31 pikë, duke konfirmuar edhe një herë tjetër, sezonin e dobët që po përjeton skuadra blu nën drejtimin e Pochettinos, vendi i të cilit në Stamford Bridge vijon të mos jetë shumë i sigurt.
Teksa Chelsea ndodhet në rënie të lirë, nga ana tjetër, Manchester United ka nisur ngjitjen, me skuadrën e Erik Të Hag që ka vijuar në vazhdën e fitoreve edhe në javën e 23. Në Old Trafford, djajtë e kuq fituan pastër 3-0 ndaj West Ham, me golat që u shënuan nga Rasmus Hojlund dhe një dopietë e Alejandro Garnachos.
Në ditëlindjen e tij të 21, Hojlund është bërë lojtari më i ri në historinë e Premier League që arrin të shënojë në 4 ndeshje të njëpasnjëshme me United.
Falë një suksesi si ky, United është ngjitur në vendin e 6 të tabelës në kuotën e 38 pikëve, por skuadrën e Ten Hag e pret nje punë kolosale përpara, sepse zona Champions është 8 pike larg.