Chelsea shkarkon Graham Potter, sezon I vështirë për trajnerët në Premier League

Sport

Në javën e 29-të të Premier League janë shkarkuar dy trajnerë nga detyra. Fjala është për Graham Potter dhe Bendan Rodgers.

Disfata 2-0 e Chelsea në shtëpi ndaj skuadrës së Aston Villa ka rezultuar fatale për 47 vjeçarin, I cili, ka jetuar me presionin e shkarkimit nga detyra prej një kohe të gjatë. Gjatë kësaj kohe, Potter kishte marrë mbështetjen e drejtuesve për të ndryshuar situatën dhe për t’u kthyer rezultatet në favor.

Megjithatë, një gjë e tillë nuk ndodhi dhe drejtuesit ekzekutuan vendimin, për ta pushuar nga puna teknikun Potter.

Pas këtij vendimi, kanë nisur menjëherë zërat e parë se cili do të jetë trajneri I ardhshëm I Chelsea. Sikurse bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, Julian Nagelsmann konsiderohet si favoriti numër një për t’u ulur në stolin e Bluve të Londrës. Një tjetër emër I përmendur është edhe ai I Mauricio Pochettinos, por që situata duket disi e komplikuar për të mbërritur deri tek argjentinasi.

Më tej, ashtu sikurse Potter, në javën e 29-të, I njëjti fat ka ndjekur edhe Brendan Rodgers, I cili është shkarkuar nga Leiçester City, pas humbjes 2-1 të pësuar nga Crystal Palace. Për të marrë drejtimin e klubit nga King Poëer Stadium, janë komentuar gjithashtu një sërë emrash të ndryshëm, duke nisur nga Rafael Benitez, Ralph Hasenhuttl, Thomas Frank, apo edhe Mauricio Pochettino.

Ky ka qenë një sezon I vështirë për fatin e trajnerëve në Premier League, sepse deri në këtë fazë, janë shkarkuar nga detyra plot 12 teknikë të ndryshëm, të cilët nuk kanë mundur t’I shkojnë dot deri në fund misionit të tyre.