Chelsea rrit ofertën për Leaon

Sport

Chelsea është gati të bëjë edhe një çmenduri të fundit në merkato. Prej ditësh Rafal Leao është i shumëkërkuari i bluve. Për momentin nuk ka një ofertë zyrare edhe pse negociatat kanë nisur nëpërmjet menaxherit të futbollistit, Jorge Mendesit. Milani e refuzoi menjëherë ofertën e parë prej 100 milion eurosh, madje duke pretenduar që londinezët të paguanin klauzolën prej 150 milion eurosh, tashmë raportohet se Chelsea e ka rritur ofertën duke shkuar deri në 120 milion euro. Shifër e rëndësishme që gjithsesi ende nuk ka marrë një format zyrtar, nëse dicka e tillë ndodh atëherë  drejtuesit e kuqezinjve do të duhej të vendosnin mes dy alternativave, të mbajnë Leaon dhe të refuzojnë një ofertë të majme, apo ta lejojnë 23 vjecarin të largohet dhe më pas shifrën e përfituar ta ri-investojne në dritare të ndryshme të merkatos.

Leao i cili u shpall lojtari më i mirë i Seirsë A sezonin e shkuar ka një kontratë që e lidh me klubin Italian deri në vitin 2024, teksa paga që ai perfiton është 1.4 milion euro në sezon. Klub dhe menaxheri i lojtarit po punojnë për rinovimin deri në 2026-ne me një pagë prej 4.5 milion eurosh në sezon, por deri më tani nuk ka një akord dhe për këtë arsye nëse oferta e Chelsea-t bëhet zyrtare atëherë mundësia që Leao të largohet nga kampionët e Italisë merr përmasa më reale. Kujtojmë që djaloshi me origjinë nga Angola erdhi tek Milani nga Lila në 2019-ën për 29.5 milion euro dhe nga ai cast e ka rritur në mënyrë të ndjeshme lojën e tij duke qënë një nga futbollistët që e dërgoi skuadrën kuqezi drejt titullit të 19-të kampion.