Chelsea-Real Madrid në Stamford Bridge: Los Blancos nuk kanë fituar kurrë kundër Bluve

Sport

Real Madridi ka luajtur pesë ndeshje në historinë e tij kundër Chelsea dhe nuk ka arritur kurrë të sigurojë  fitore. Mund të thuhet se, sipas të dhënave të mëparshme, për Los Blancos nuk ka kundërshtar më të keq se klubi londinez. Shifra është kurioze dhe rrit më tej interesin për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pastaj është precedenti i fundit për t’u marrë në konsideratë: gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve të sezonit të kaluar. Me Chelsean që arriti të rrëmbejë 1-1 në stadiumin  Di Stefano me golat e Pulisic dhe Benzema) dhe më pas të fitojë 2-0 në Stamford Bridge me golat e Werner dhe Mount, përpara se të triumfonte në finale ndaj Manchester City. Blutë mund të bëhen skuadra e parë angleze që eliminon Los Blancos nga faza me eliminim direkt në Champions League në më shumë se një rast. Sfidat e tjera mes këtyre dy skuadrave datojnë që në finalen e Kupës së Kupave në 1970/71 dhe në Superkupën e Evropës në gusht 1998, me Chelsean. i cili fitoi 1-0 me golin e Gustavo Poyet në minutën e 82-të.

Për Chelsean nuk ka vetëm të dhëna pozitive ndaj Real Madridit: Blutë e Londrws janë të pamposhtur edhe në tetë ndeshje (katër fitore dhe 4 barazime ndaj skuadrave spanjolle. Humbja e fundit erdhi në shtator 2019, 0-1 kundër Valencias me Frank Lampard në pankinë. Ndërsa Real Madridi nuk ka arritur të gjejë suksesin në pesë ndeshjet e fundit ne transfertw ndaj ekipeve angleze  në champions dy barazime dhe tre humbje), pasi ka fituar 3-0 në Anfield në fazën e grupeve të sezonit 2014/15.