Teksa Champions League po afron, për Chelsean shfaqen disa probleme serioze në horizont. Në raundin e 1/8-tave, kampionat në fuqi të kompeticionit, do përballen me Lille, aty ku takimi i parë do të luhet në Londër në datën 22 shkurt. Mirëpo, shqetësimet për Thomas Tuchel do jenë në takimin e kthimit në 16 mars.
Autoritetet franceze kanë vendosur që askush nuk mund të udhëtojë në vendin e tyre nëse nuk është i vaksinuar. Ky rregull përfshin edhe futbollistët. Me fjalë të tjera, çdo futbollist i Chelsea që nuk është I vaksinuar, nuk mund të udhëtojë dot drejt Francës për takimin e kthimit ndaj Lille. Për ta shmangur një gjë të tillë, Blutë e Londrës kanë kërkuar që dueli i dytë të zhvillohet në një stadium neutral, në mënyrë që ekipi i Chelsea të ishte i plotë. Mirëpo një pretendim i tillë është hedhur poshtë nga UEFA, me qeverinë e futbollist europian, që nuk e ka marrë parasysh kërkesën e Bluve.
Kësisoj, Thomas Tuchel është i detyruar të fluturojë drejt Francës jo me të gjithë skuadrën në dispozicion të tij. Sigurisht që një detaj i tillë e ka shqetësuar takticienin gjerman, i cili është shprehur se padyshim që ky është një problem madhor, pasi nuk do ketë të gatshëm disa nga lojtarët më të rëndësishëm të tij.
Sa i takon situatës aktuale të Chelsea, Blutë e Londrës ndodhen në Arabinë Saudite, aty ku po zhvillohet Kupa e Botës për Klube. Në gjysmëfinale, kampionët e Europës, mposhtën 1-0 skuadrën e Al Hilal, teksa siguruan një biletë drejt finales, aty ku do të përballen me brazilianët e Palmeiras.