Chelsea pranë angazhimit të Sarrit, ndërsa bashkë me të mund të vijë edhe Jorginho

Sport

sarriiii121212i

Roman Abramovich është gati të shtrëngojë duart me Maurizio Sarrin. Trajneri italian u raportua pasditen e së mërkurës se ishte në përfundim të detajeve në lidhje me kontratën që do ta angazhojë atë si trajner të Bluve të Londrës. Sportmediaset në Itali raportoi se tashmë ish-trajneri i Napolit do të jetë emri zyrtar i epokës së re që do të lindë te Chelsea. Si zëvendës i Contes është preferuar pikërisht ai që në Itali është cilësuar si një nga trajnerët që aplikon lojën më të bukur. 59-vjecari do të zgjidhë kontratën që ka me Napolin pasi edhe ajo klauzolë prej 8 milionë eurosh që thuhej se e bllokonte ka gjetur një mënyrë për t’u paguar.

jorginho

Sportmediaset raportoi se kjo shifër është përfshirë në çmimin e kartonit që Chelsea do të paguajë për shërbimet e braziliano-italianit Jorginho. Vetë Presidenti De Laurentiis është cituar si nga Sprtmediaset, po ashtu edhe nga BBC të thotë se për 26-vjecarin më shumë shanse kanë Blutë e Londrës se sa Manchester City i Pep Guardiolës. Te City, Jorginho qe lakuar si zëvendësuesi i Yaya Toures dhe në tavolinë janë kërkuar 50 milionë paundë. 26-vjecari në Itali paguhet vetëm 600 mijë euro dhe pritet që me këtë kaim në Premier të kapërcejë ndjeshëm edhe kërkesat ekonomike. Kështu Chelsea mund të marrë dy me çmimin e njërit, pra së bashku me Sarrin edhe Jorginhon ose më saktë, së bashku me Jorginhon edhe Sarrin.