Chelsea po harton planin për blerjen e Joao Felix

Sport

Paraqitjet e Joao Felix me Chelsea, e kanë bindur klubin nga Londra Perëndimore që të shqyrtojë mundësinë e blerjes përfundimtare të kartonit të tij. Sipas raportimeve, Blutë kanë nisur nga puna dhe janë duke përpiluar një plan transferimi të lojtarit në “Stamford Bridge”.

Për momentin, portugezi është I huazuar tek Chelsea nga klubi I Atletico Madrid, që për ta shitur, apo për ta shitur lojtarin, kërkon rreth 115 mln euro.

Në kushte si këto, 2 herë kampionët e Europës, për të siguruar një shumë kaq të madhe, duhet të shesin futbollistë nga organika aktuale. Me shumë mundësi, Christian Pulisiç dhe Mason Mount do të jenë lojtarët që do të sakrifikohen për të siguruar të ardhurat që nevojiten për blerjen e Joao Felix.

Si pulisiç dhe Mount kanë marrëveshje me Chelsea deri në verën e 2024-tës, ndërsa një rinovim I mundëshëm I tyre, duket çështja e fundit që mund të merret aktualisht në konsideratë nga drejtuesit, të cilët e dinë shumë mirë, se vera që po vjen është mundësia më e mirë për të mbushur arkat me largimin e tyre, sepse në të kundërt, lojtarët në fjalë, rrezikojnë të largohen me parametra zero.

Megjithatë, Chelsea pritet të kryejë të tjera operacione në merkaton që po vjen. Blutë janë në kërkim të një qendërsulmuesi, pasi skuadra e Graham Potter ka treguar në ndeshje njëra pas tjetrës, se ka nevojë për një pikë referimi në repartin e avancuar.