Chelsea në rënie të lirë. Blutë kanë nisur të harrojnë shijen e fitores, diçka që për herë të fundit e kanë arritur në 15 janar në shtëpi ndaj Crystal Palace. Në javën e 25 të Premier League, klubi nga Londra Perëndimore ka është mposhtur në derbin e kryeqytetit ndaj Tottenham me rezultatin 2-0 në transfertë.
Si fillim, golin e parë të sfidës e shënoi Oliver Skipp, sapo nisi pjesa e dytë e sfidës. më pas, në të 82-tën, do të ishte radha e sulmuesit Harry Kane, I cili dyfishoi rezultatin e sfidës, që për minutat e mëvonshme mbeti I pandryshuar deri në fërshëllimën e fundit.
Harry Kane, së bashku me Robert Lewandowskin, janë dy lojtarët e vetëm në 5 ligat kryesore të kontinentit që kanë shënuar të paktën 20 gola në secilin nga 9 edicionet e fundit futbollistike. Kaq mjafton për të treguar nivelin e kapitenit dhe kohësisht golashënuesit më të mirë të historisë së Tottenham, Harry Kane.
Nga ana tjetër, Chelsea I Graham Potter vijon rënien e lirë dhe pas sfidës me Spurs, numri një I stolit të skuadrës blu, ka marrë përsipër përgjegjësinë e kësaj situate, duke pranuar se nuk ka bërë aspak mirë përgjatë kësaj kohe në “Stamford Bridge”. Britaniku ka një kontratë me Chelsean deri në vitin 2027-të, teksa stoli I tij po zien prej kohësh, ndonëse drejtuesit e klubit vazhdojnë të kenë besim në aftësitë e tij.
Për momentin, Chelsea renditet në vendin e 10 të tabelës së klasifikimit në kuotën e 31 pikëve dhe duke marrë parasysh që deri në fund të kampionatit kanë mbetur vetëm 13 javë, vendi I 4 që të dërgon në Champions League, duket thuajse I pamundur për skuadrën e Londrës Perëndimore. Gjithashtu, Chelsea rrezikon të eliminohet edhe nga edicioni actual I Championsit, teksa në duelin e parë të 1/8-tave, u mposht 1-0 në transfertën e Borussia Dortmund, me atë të kthimit që do luhet në 7 Mars në “Stamford Bridge”.