Vetëm 17 ditë pas largimit të Mauricio Sarrit, Chelsea zyrtarizoi trajnerin e ri. Bëhet fjalë për Frank Lampard, që pasi ishte një prej legjendave si futbollist për 13 vjet në radhët e bluve të Londrës, tashmë rikthehet për t’i drejtuar nga stoli. Ai ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me Chelsean, ndërkohë që vetë klubi londinez është shprehur i kënaqur me rikthimin e anglezit, “që ka qenë një nga lojtarët më të mirë në historinë e Chelsea gjatë karrierës së tij të gjatë dhe të shquar. Ndërkohë që sezonin e kaluar ai e ka dëshmuar që është një ndër trajnerët e ri më të mirë”. Sipas drejtoreshës ekzekutive të bluve, Marina Granovskaia, “Lampardi ka mësuar nga shumë trajnerë të fortë në histori të futbollit, dhe prandaj besohet se do të bëjë maksimumin e tij”.
Edhe vetë Frank Lampard ka folur fjalët e para pas emërimit si trajner i skuadrës nga “Stamford Bridge”, duke shprehur lumturuarin e tij, teksa mezi pret të fillojë punën e re: “Jam shumë krenar që u riktheva në klub si trajner i Chelsea-t. Të gjithë e dinë dashurinë që kam për këtë klub dhe historinë që kemi përjetuar sëbashku. Objektivi im është të bëjë më të mirën sa i takon sezonit të ardhshëm. Jam këtu për të bërë një punë të madhe cdo ditë, me synimin për të ndërtuar skuadrën që duan tifozët dhe që të arrijë sukseset e dëshiruara. Mezi po pres derisa të filloj këtë aventurë”, deklaroi ish-mesfushori që së fundi drejtoi për një vit Derbi County në Championship. 41-vjeçari vjen si pasues i Maurizio Sarrit, i cili pas një viti të kaluar te blutë, nuk i rezistoi dot joshjes për të drejtuar Juventus, kampion të Italisë.