Chelsea, Man City e Man Utd, duhen 120 mln euro për De Ligt

Sport

Janë orë vendimtare për të ardhmen e Matthijs de Ligt. Pakenaqësite e holandezit pas tre sezoneve zhgënjyese, te kombinuara me intolerancën e menaxheres Pimenta gjatë negociatave per rinovimin, paralajmërojnë një ndarje të afërt mes mbrojtesit dhe Juventusit. Chelsea është në gjurmët e tij. Blutë janë në pole-position, por  kanë marrë një ”jo” të mprehtë nga bardhezinjtë pasi ofertes se pare ku perfshiheshin edhe kartonet e Werner e Pulisic. Në prapskenë është edhe Manchester City i Pep Guardiolës, i cili sipas “Gazzetta dello Sport” mund të arrijë deri në 120 milionë euro që është edhe klauzola e de Ligt. “Qytetarët” sapo kanë shitur Gabriel Jesus tek Arsenali për rreth 50 milionë euro  dhe  gjithashtu synojnë të shesin edhe lartonin e Sterling në javët e ardhshme. Nëse të gjitha të ardhurat nga këto shitje do të përqendrohen për të forcuar  mbrojten, drejtuesit e City-t mund të arrijnë pa probleme 120 milionë eurot e klauzolës së  holandezit. Në atë moment, klubi i Juventusit do të përfitonte një shifër shumë të rëndësishme për ta ri-investuar në merkato.

 

Megjithatë, nuk janë veëm Chelsea e Man City të interesuar për ish-kapitenin e Ajaxit.  Manchester United gjithashtu po punon në hije. Trajneri i ri Ten Hag, i cili e ka stërvitur lojtarin tek Ajax, po shtyn për një ribashkim.

 

Gjithsesi skuadra që ka nevojën më të madhe për një qendërmbrojtës, është gjithmonë Chelsea. Këtë verë blutë kanë humbur dy mbrojtës si Rudiger dhe Christensen dhe kanë venosur si përparësi transferimin e de Ligt. Klubi londinez është i vetmi që ka bërë një ofertë zyrtare, por distanca mes palëve është e konsiderueshme.

 

Në anën tjetër Juvja nuk ia ka mbyllur ende derën edhe një rinovimi eventual, por ndërprerja enegociatave mes klubit dhe përfaqëseses së lojtarit Pimenta nuk premton për mirë në këtë aspekt, aktualisht gjithcka duket e hapur për të ardhmen e  22 vjecarit.