Chelsea kërkon të blindojë talentet, Abraham i paprekshëm

Sport

Tek Chelsea janë të vetëdijshëm që ky nuk ka për të qenë një sezon i lehtë. Pas një merkatoje ku nuk kishin të drejtë të blinin lojtarë, ‘blutë’ e Londrës janë mbështetur tek të rinjtë që ka përzgjedhur trajneri Frank Lampard. Deri më tani, legjenda e londinezëve nuk ka zhgënjyer, pasi lojtarë si Mason Mount, Tammy Abraham apo Fiyako Tomori kanë bërë paraqitje vërtet të mira. Kështu drejtuesit e Chelsea-t janë vënë në lëvizje duke filluar negociatat për rinovimin me shumë nga këta talente. Bisedimet për rinovimin e kontratë me lojtarë si Mount, Hudson-Odoi, Loftus-Cheek apo Cumming kanë nisur prej kohës, por vëmendje të veçantë do të marrë edhe sulmuesi Abraham. 21-vjeçari ka mahnitur me paraqitjet e tij në këtë fillim të sezonit, duke shënuar edhe 7 gola në 5 ndeshjet e para të ‘Premier League’.

Brenda pak javësh, vlera e tij është rritur nga 7 milionë euro në 35 milionë euro dhe të shumta janë skuadrat që mund të fillojnë një sulm për të nënshkruar me sulmuesin e talentuar. Abraham debutoi me Chelsea-n edhe në ‘Champions League’, por duket se emocionet nuk e kanë lejuar 21-vjeçarin të shprehë më të mirën në sfidën e humbur 0-1 ndaj Valencias. Ai u vendos në qendër të vëmendjes nga mediat angleze edhe pas deklaratave befasuese për ta, pasi Abraham thoshte pas sfidës me Ëolverhampton se ende nuk e kishte vendosur plotësisht nëse do të luante me kombëtaren angleze, apo me atë nigeriane, duke qenë origjina e tij është pikërisht nga vendi afrikan.