Chelsea hedh sytë nga Gnabry

Sport

Chelsea siguroi shërbimet e Raheem Sterling, por gjithsesi nuk e ka ndalur kërkimin për një tjetër anësor. Së fundmi në skenë ka dalë Serge Gnabry. 26 vjecari do të hyj në vitin e fundit të kontratës me Bajernin e Mynihut dhe ka të paktën 6 muaj nuk po arrihet akordi për rinovimin e marrëveshjes, nga kjo situatë po provon të përfitojë Thomas Tuchel. Pikërisht trajneri është ai që i ka kërkuar drejtuesve të interesohen për futbollistin e përfaqësueses gjermane. Marëdhënia mes Gnabry-t dhe Bajernit nuk po kalon momentin më të lumtur të undshëm, madje së fundmi është përfolur se lojtari ka refuzuar edhe ofertën e lartë që klubi i ka bërë, më saktë i është ofruar një pagë prej 19 milion eurosh në sezon. Drejtuesit gjerman nuk duken të gatshëm të heqin dorë pavarësisht cështjes kontraktuale dhe rrezikut për ta humbur me parametër 0 në 2023-in, në një kohë që Chelsea pas Sterling dhe spekulimeve për transferimin e Cristiano Ronaldos po synon të përfshihet në garë për Serge Gnabry. Interes për futbollistin me origjinë nga Bregu i Flidishtë kanë shfaqur edhe Manchester City, Manchester United e Reali i Madridit. Gnabry është rritur në sistemet zinxhir të Arsnealit aty ku edhe debutoi si profesionist, më pas kaloi tek Werder Bremen. Në 2017 Bajerni e bleu kartonin e tij për 8 milion euro. Me fanellën e “die rotten” ka luajtur 171 ndeshe dhe shënuar 64 gola, teksa ka fituar ndër të tjera 4 tituj kampion dhe 1 Uefa Champions League.