Chelsea do t´i ripërtërijë kontratën Willianit, ndërkohë vë në monitorim Pulisicin e Dortmundit

Sport

willian chels
Ishte një ndër lojtarët që Barcelona kërkoi gjatë kësaj vere, por ja që Chelsea do t’i ofrojë fillë ripërtëritje kontrate. Braziliani Willian shumë shpejt do të ketë përpara një mundësi të re me një pagë më të majme te Blutë e Londrës. Daily Mail raportoi se për yllin e tij, Roman Abramovich është gati t’i ofrojë një pagë prej 150 mijë paundësh në javë. Sipas shtypit anglez në këtë pikë duket se klubi londinez do të shkelë edhe politikat e saj. Chelsea nuk i ofron kurrë më shumë se sa një kontratë 1-vjecare lojtarëve që kapin të 30-at dhe Willian mbushi 30 pikërisht më 9 gusht.

puliscin

Sidoqoftë burime të Daily Mail thonë se për talentin brazilian është gati të thyhet ky rregull dhe atij t’i ofrohet një ripërtëritje dy-vjecare, çka do të thotë se ai mund ta zgjasë qëndrimin në Stamford Bridge deri në vitin 2022. Willian u raportua se këtë verë mund të lëvizte. Fillimisht u përfol për një ribashkim me Mourinhon te Manchester United, më pas për Barcelonën, që paraqiti 3 oferta konkrete. E fundit u ndal në 70 milionë euro. Por Chelsea i refuzoi. Nga ana tjetër, blutë duket se janë në lëvizje që tani për të siguruar të ardhmen e skuadrës, një e ardhme që thuhet se do ta ketë emrin Christian Pulisic. Kroato-amerikani 19-vjecar, konsiderohet si një nga talentet më të mëdha në Bundesligë dhe Chelsea e ka vënë në monitorim, gati për një ofertë direkte vitin e ardhshëm. Dortmund e vlerëson Pulisicin më shumë se 65 milionë euro.