Chelsea bindet nga lojtari i Atletico Madrid

Sport

Chelsea është bindur nga Joao Felix. Në Janarin e këtij viti, lojtari u huazua në radhët e Bluve të Londrës, të cilët paguan rreth 15 mln euro në radhët e Atletico Madrid që zotëron kartonin e futbollistit në fjalë.

Përgjatë këtyre muajve në “Stamford Bridge”, drejtuesit e klubit kanë mbetur të kënaqur nga performancat e portugezit dhe tashmë janë gati të nisin negociatat e transferimit përfundimtar të tij. Felix, pjesë e Atleticos që prej 2019-tës, nuk gëzon një raport mjaft të mirë me trajnerin e Rojiblancos, Diego Simeone, e për këtë arsye, largimi nga “Estadio Metropolitano” është një çështje që ka nisur të komentohet që në fillim të këtij edicioni futbollistik, e mesa duket, do të përfundojë së shpejti.

Mediat ndërkombëtare, raportojnë se duke nisur nga muaji I ardhshëm, Chelsea do të nisë bisedimet me Atleticon për shifrrën e transferimit të lojtarit. Kartoni I 23 vjeçarit vlerësohet deri në 80 mln euro nga Atletico, shifër që për momentin, konsiderohet e lartë nga klubi londinez.

Megjithatë, mundësia që palët të arrijnë në një mërrëveshje pozitive është mjaft e madhe. Në dy merkatot e fundit, Chelsea ka treguar se aspekti financiar nuk është aspak një problem për ta, për më tepër kur bëhet fjalë për një lojtar si Felix, I cili konsiderohet pjesë e projektit për vitet e ardhshme.

Përgjatë kësaj kohe që ka luajtur në Londrën Perëndimore, sulmuesi ka shënuar 2 gola me Blutë.